Pasagjerët në stacionin hekurudhor të Romës u bllokuan për orë të tëra sot, për shkak të një greve të 8-orëshe të punonjësve të Trenitalias, operatori kryesor i vendit.
Udhëheqësit e sindikatave thonë se megjithëse i vjen keq për ndalimin e transportit, greva ishte e nevojshme për përmirësimin e shërbimit hekurudhor dhe për t’i dhënë më tepër dinjitet udhëtarëve që përdorin trenat rajonalë të rrënuar.
Sindikata thonë se edhe pse janë arritur disa marrëveshje, mes të cilave u ra dakord që java e punë të jetë 36-38 orë, Trenitalia ka vazhduar t’i pakësojë investimet në transportin lokal.
Trenitalia tha se greva nuk ka prekur linjat kombëtare, por vetëm ato lokale. Grevat e punonjësve të transportit janë bërë diçka e zakonshme në Itali.