Lidhje

Romë: Grevë e punonjësve të transportit


Punonjësit e transportit kanë organizuar disa greva, që kur qeveria zbatoi masat e ashpra për të përballuar krizën financiare.

Një grevë 24-orëshe në Romë i la pasagjerët në radhë të gjata për taksi në rrugët e kryeqytetit italian. Greva u organizua nga disa sindikata, me kërkesën për rinovimin e kontratës së punonjësve të transportit kombëtar, e cila ka mbetur varur për t’u rinegociuar për 5 vjet me radhë.

Punonjësit e transportit kanë organizuar disa greva, që kur qeveria zbatoi masat e ashpra për të përballuar krizën financiare. Sindikatat janë zotuar për organizimin e grevave dhe mitingjeve të protestës ndaj planeve të qeverisë. Kryeministri Mario Monti po përiqet të kryejë ndryshime të rëndësishme në sistemin ekonomik të Italisë, për ta shpëtuar vendin nga përkeqësimi i krizës.

Administrata e zotit Monti parashikon që deficiti i vendit në vitin 2013 do të jetë 0,5 për qind e prodhimit të përgjithshëm bruto dhe 0,1 për qind një vit më pas, ndërsa ky deficit pritet të balancohet deri në vitin 2015. Sipas parashikimeve, ekonomia Italiane do të trurret këtë vit me 1,2 për qind, pra më tepër se sa parashikimet e mëparshme, për një tkurrje prej 0,4 për qind.
XS
SM
MD
LG