Lidhje

Presidenti Obama, ish guvernatori Romney i kthehen fushatës


Me përfundimin e debatit të parë, dy kandidatët rifilluan fushatën në Denver të Kolorados, ku u zhvillua debati

Me përfundimin e debatit të parë, presidenti Barack Obama dhe ish guvernatori i Masaçusets Mitt Romney kanë rifilluar fushatën në Denver të Kolorados, aty ku u zhvillua debati.

Zoti Obama u shfaq në një tubim ku akuzoi zotin Romney për ndryshim të pozicioneve gjatë fushatës së tij. Ai tha se kandidatët presidencialë i detyrohen amerikanëve t’u thonë të vërtetën.

Zoti Romney bëri një paraqitje surprizë në Konferencën për Veprime Politike Konservatore në Kolorado ku ishin planifikuar të flisnin djemtë e tij. Ai i quajti politikat e zotit Obama "mbështetëse për zgjerimin e strukturave qeveritare."

Zoti Romney do të mbajë një tubim në Virxhinia me kandidatin e tij për nënpresident Paul Ryan. Zoti Obama do të shkojë sot në Uiskonsën, vendi i lindjes së zotit Ryan.

Anketat e opinionit nga CNN dhe CBS tregojnë se zoti Romney fitoi debatin e mbrëmshëm. Anketa e CNN-it me 430 votues të regjistruar thotë se 67 përqind e të anketuarve besojnë se zoti Romeny e fitoi debatin. Anketa e CBS-it me më shumë se 500 votues të pavendosur tregon se 46 përqind e të anketuarve besojnë se zoti Romney fitoi debatin, ndërsa 22 përqind besojnë se atë e fitoi zoti Obama dhe 32 përqind thanë se debati rezultoi në barazim.

XS
SM
MD
LG