Lidhje

Romney, shpresa për forcimin e pozitës në Minesota dhe Kolorado


Romney, shpresa për forcimin e pozitës në Minesota dhe Kolorado
Romney, shpresa për forcimin e pozitës në Minesota dhe Kolorado

Këtu në Shtetet e Bashkuara, kandidati republikan për president Mitt Romney shpreson ta forcojë pozitën e tij si kryesues i garës për emërimin e Partisë Republikane, duke marrë pjesë gjerësisht në takime me votuesit, sot në shtetet e Kolorados dhe Minesotës.

Zoti Romney duket se do të fitojë në Kolorado. Por anketat e zhvilluara në shtetin e Minesotës tregojnë se atje secili nga katër pretendentët republikanë mund të jetë fituesi, ndërkohë që për momentin, ish-senatori i Pensilvanisë Rick Santorum kryeson garën e republikanëve.

Ish-Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich, që konsiderohej si rivali kryesor i zotit Romney, kryesoi bindshëm në anketat e zhvilluara në Kolorado pak muaj më parë. Por, që atëherë, ai ka humbur një pjesë të konsiderueshme të mbështetjes në atë shtet. Zoti Romney fitoi në zgjedhjet paraprake në shtetet e Kolorados dhe Minesotës gjatë kandidimit të tij në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG