Lidhje

Rorabaker: Në një vend demokratik qeveria e zgjedhur duhet të mbarojë mandatin


Rorabaker: Në një vend demokratik qeveria e zgjedhur duhet të mbarojë mandatin
Rorabaker: Në një vend demokratik qeveria e zgjedhur duhet të mbarojë mandatin

Ligjvenësi republikan nga Kalifornia, anëtar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve Dana Rorabaker, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se në një vend demokratik, në se zgjedhjet kanë mbaruar, qeveria e zgjedhur duhet lejuar të mbarojë mandatin.

Në zgjedhjet e ardhshme, thotë ai, nëse korrupsioni është i lartë dhe nëse me të vërtetë zgjedhjet janë vjedhur, ato mund të rimerren përsëri.

Duke folur për Kosovën ligjvenësi republikan thotë se Serbia duhet të mësohet me realitetin se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, dhe ai rekomandon që të dyja këto vende të shqyrtonin mundësinë, si pjesë e një plani gjithpërfshirës, të krijimit në Ballkan të një komonuellthi shtetesh, ku secili shtet të kishte sovranitetin e tij.

Intervistën me ligjvënësin Rorabaker mund ta ndiqni të shtunën në emisionin tonë Ditari.

XS
SM
MD
LG