Lidhje

Rrëzohet një avion në Laos


Zyrtarët thonë se një avion ushtarak me rreth 20 persona në bord, mes tyre zyrtarët të lartë, u rrëzua sot në pjesën veriore të Laosit.

Mes viktimave është edhe Zëvendëskryeministri i vendit, general lejtnant Douangchit Phichith, njëkohësisht edhe minister i mbrojtjes.

Shërbimi laosian i Zërit të Amerikës, tha se mes viktimave është edhe Kryetari i Bashkisë i kryeqytetit Vientiane, Soukanh Maharath.

Sipas disa njoftimeve, të paktën tre persona mundën të shpëtojnë në këtë aksident, por pak hollësi janë publikuar për të. Nuk dihet ende shkaku i aksidentit.

Autoritetet thonë se avioni, prodhim rus i tipit Antonov AN 74-300 po i çonte grupin e zyrtarëve dhe disa persona të tjerë nga vendi komunist, për në një ceremoni ku do të përkujtohej çlirimi i rajonit me vlera të rëndësishme arkeologjike të periudhës para historike “Plain of Jars” nga forcat qeveritare të ish-mbretërisë së Laosit.
XS
SM
MD
LG