Rreshjet e rënda të borës dhe temperaturat e ftohta po shkaktojnë vështirësi në mbarë Evropën Perëndimore, duke bllokuar rrugët dhe hekurudhat dhe mbylljen e shkollave dhe aeroporteve nga Londra në Gjenevë dhe në Lion të Francës juglindore.
Në Britani, dimri më i hershëm në gati dy dekada mbylli aeroportin Getuik të Londrës, duke penguar rreth 600 fluturime. Rrugët e vendit u bllokuan nga makinat dhe trenat në hekurudha nuk arritën të lëviznin.
Autoritetet në Poloni thonë se së paku tetë veta, shumica e të cilëve mendohet se ishin të pastrehë, kanë vdekur nga i ftohti që prej të hënës.
Temperaturat në viset malore të Skocisë kanë rënë në gati minus 20 gradë celcius.