Lidhje

Situtatë e paqartë politike në Rumani


Një opinionist rumun thotë se është skeptik që politikanët e Rumanisë mund të jenë të aftë që të vendosin një periudhë qetësie për vendin

Rumunët zhvilluan dje një referendum pnë se do të zhvillohej një process për shkarkimin e presidentit të vendit Traian Bësescu. Rumania është përfshirë nga një luftë politike mes qeverisë së kryeministrit të vendit Ponta dhe presidentit Bësescu. Sipas analistëve, vendi do të vazhdojë të jetë në një situate të paqëndrueshme edhe pas zhvillimit të referendumit të djeshëm.

Sipas zyrës qendrore të Zgjedhjeve në Rumani pjesëmarrja në referundimin e djeshëm ka qenë në 45.92 për qind, me një gabim të mundshëm 3 për qind.

Sipas ligjit, referendumi është i pavlefshëm, pasi pjesëmarrja në të ishte më pak se gjysma e votuesve. Zyra Qendrore e Zgjedhjeve nuk i njoftoi menjëherë rezultatet e para, por sipas dy sondazheve të pavarura, rreth 80 për qind e votuesve mbështesnin zhvillimin e një procesi për shkarkimin e zotit Bësescu përpara drejtësisë.
Analisti Stelian Tanase thotë:

“Rumunët, ndonëse janë me pushime, mund të rimblidhen sërish nëpër sheshet e universiteteve anembanë vendit”.

Zoti Tanase e krahason vendin me “një ushtri të plagosur e të ç’orientuar në fushën e betejës” e cila ka nevojë “ për dikë që ta bashkojë sërish ”.

Por ai shton se “ është skeptik se politikanët e Rumanisë mund të jenë të aftë që të vendosin një periudhë qetësie për vendin”.

Presidenti i vendit Basescu e ka pranuar që e ka humbur popullaritetin e tij, por ka premtuar se do të punojë për frymën e pajtimit në vendin prej 19 milionë banorësh që e rrëzoi komunizmin që në 1989.

Kritikët akuzojnë kryeministrin Viktor Ponta që ka orkestruar të gjitha përpjekjet për rrëzimin e presidentit Basescu.

Presidenti Basecu akuzohet nga kundërshtartë e tij në qeveri për shkelje të kushtetutës, duke tejkaluar kopetencat e tij, se ka ndërhyrë në qeverisjen e përditshme të vendit, ka emëruar besnikë të tij në poste kyçe në sistemin e drejtësisë si dhe ka shfrytëzuar të shërbimet sekrete kundër rivalëve të tij politikë. Trazirat politike në Rumani kanë dëmtuar besueshmërinë e këtij vendi në shkallë ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë shprehur dyshime rreth respektimit të pavarësisë së gjyqësorit nga ana e qeverisjes së majtë.
XS
SM
MD
LG