Lidhje

Rumani, gjendje e tensionuar pas protestave


Gjendja në Rumani sot ishte e tensionuar, pas protestave anti-qeveritare që u bënë dje të dhunshme, duke lënë më tepër se 400 persona të lënduar, në nevojë për ndihmë mjekësore.

Dhjetra mijëra demonstrues protestuan në Bukuresht dhe qytete të tjera të vendit, kundër partisë social demokrate në pushtet.

Protestat u organizuan nga grupe rumunësh që punojnë jashtë vendit. Demonstruesit protesuan kundër korrupsionit masiv, pagave të ulëta dhe kundër përpjekjeve të partisë në pushtet për të dobësuar sistemin gjyqësor. Rumania perceptohet si njëri prej vendeve më të korruptuara të Bashkimit Europian. Policia përdori gazin lotsjellës dhe pompat e ujit për të shpëndarë protestat.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG