Lidhje

Ankesë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut


Anëtarja e vetme e liruar e grupit muzikor kundër Kremlinit ka paraqitur një ankesë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Avokatja e Yekaterina Samutseviç, tha sot se ankesa akuzon Rusinë për shkelje të së drejtës për fjalën e lirë dhe mbajtjen e paligjshëm të saj në burg për gjashtë muaj.

Javën e kaluar, Gjykata ruse e Apelit liroi Samutseviçin por mbajti të pandryshuar vendimin për dënimin me dy vjet burgim për dy anëtare të tjerë të grupit, për një protestë të palejuar në një katedrale në Moskë.

Një gjyqtar pezulloi dënimin e Samutseviçit, duke thënë se rojet e nxorrën atë nga katedralja para se ajo të mund të marrë pjesë në interpretim.

Të tre anëtaret u dënuan në gusht për huliganizmit të motivuar nga urrejtja fetare. Ato kanë argumentuar se interpretimi i tyre i paplanifikuar ishte i natyrës politike dhe nuk është një sulm ndaj fesë.
XS
SM
MD
LG