Lidhje

Rusi: Çështje gjyqësore për Alexander Lebedevin


Agjencia ruse e hetimeve sekrete thotë se ka hapur një çështje kriminale kundër miliarderit me qëndrime kritike ndaj Kremlinit, Alexandër Lebedev, pasi ai ka goditur gjatë një programi televiziv një tjetër biznesmen të ftuar në studio.

Komision shtetëror i hetimeve tha sot se e ka akuzuar zotin Lebedev për sulm dhe huliganizëm pasi ka goditur Sergei Polonskin duke i shkaktuar plagosje fizike.

Nëse gjendet fajtor, ai përballet me deri 5 vjet burg.

Zoti Lebedev ka në pronësi dy gazeta britanike dhe një ruse të cilat kritikojnë qeverinë. Ai thotë se ndaj tij ushtrohet presin pasi ai mbështet opozitën në Rusi.
XS
SM
MD
LG