Kreu i opozitës ruse Aleksei Navalny po bën thirrje për demonstrata pas lirimit të tij nga burgu sot për protestat pas inaugurimit të presidentit Vladimir Putin.
Zoti Navalny u përshëndet nga përkrahësit e tij që brohorisnin pasi kaloi 15 ditë në burg.
Edhe udhëheqësi tjetër i opozitës, Sergei Udaltsov, morri një përshëndetje të ngjashme pas lirimit të sotëm.
Mediat thonë se Navalny po bën thirrje për një tjetër protestë në 12 qershor që është "Dita e Rusisë".
Thirrja e zotit Navalny për veprim vjen vetëm dy ditë pasi Dhoma e Ulët e Rusisë miratoi një projekt-ligj që vendos gjoba të rënda kundër atyre që marrin pjesë në demonstrata të pa miratuara nga qeveria.