Lidhje

Rusi: Protesta kundër manipulimit të zgjedhjeve


Rusi: Protesta kundër manipulimit të zgjedhjeve
Rusi: Protesta kundër manipulimit të zgjedhjeve

Dhjetra mijëra njerëz dolën në rrugët e Moskës dhe qyteteve të tjera në mbarë Rusinë për të protestuar manipulimin e zgjedhjeve paralamentare të fituara nga partia Rusia e bashkuar e kryeministrit Vladimir Putin. Më pak se një orë pasi filluan protestat sot në Moskë policia njoftoi se të paktën 20 mijë demonstrues u mblodhën në sheshin Bolotnaja që e ndan lumi nga Kremlini. Organizatorët thonë se numri i protestuesve është gati 40 mijë.

Protestat në mbarë vendin ishin shprehja më e madhe e pakënaqësisë publike në Rusinë pas-sovjetike.

Në Shën Petersburg një burrë tërhiqej nga policia në drejtim të një furgoni, ndëkohë që kërkonte ndihmën e të tjerëve.

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në sheshin e Moskës për të protestuar kundër manipulimit të zgjedhjeve si dhe kundër kyreministrit Vladimir Putin dhe partisë së tij. Protestat janë zhvilluar pothuaj në mbarë vendin. Ato ndodhin tre muaj para se zoti Putin, i cili ishte president i vendit nga viti 2000 deri në vitin 2008 dhe më pas në rolin e kryeministrit të vendit, do të kandidojë për të marrë mandatin e tretë si president.

Imazhi i tij tashmë është dëmtuar nga zgjedhjet parlamentare të javës së kaluar, në të cilat partia e tij me rezultat të ngusht arriti ta mbajë shumicën në parlament, por nuk arriti ta mbante shumicën e padiskutueshme prej dy të tretave që kishte para zgjedhjeve të fundit. Opozita duke iu referuar vëzhguesve ndërkombëtar, tha se fitorja minimale e këtyre zgjedhjeve është arritur përmes manipulimit masiv të votave. Njoftimet për manipulimin e votave dhe humbjet e partisë së tij shkaktuan pakënaqësi në mesin e shumë rusëve.

“Falsifikimi që autoritetet po bëjnë sot e kanë shëndrruar vendin në një teatër të madh me kllauns në një cirk”, tha protestuesi nga Moska Alexander Trofimav.

“Kërkesa jonë kryesore është anulimi i zgjedhjeve të manipuluara dhe dorëheqja e menjëhershme kryetarit të komisionit zgjedhor Vladimir Churov. Ne gjithashtu kërkojmë hetimin e aktiviteteve kriminale të komisionit zgjedhor, regjistrimin e partive opozitare, heqjen e cenzurës dhe organizimin e zgjedhjeve të reja”, tha udhëheqësi i opozitës Boris Nemtsov.

Presidenti rus Dimitri Medvedev e pranoi këtë javë se ligji i zgjedhjeve mund të jetë shkelur dhe zoti Putin sugjeroi organizimin e një dialogu me opozitën, duke u larguar nga imazhi i tij autoritar.

Komunitieti ndërkombëtar i ka bërë trysni kremlinit që të hetojë manipulimin e zgjedhjeve. Sekretarja amerikane Hillari Klinton ka bërë thirrje për hetimin e plotë të padrejtësive që kanë ndodhur gjatë zgjedhjeve. Ndërkohë që senatori amerikan John McCain ka thënë se “pranvera arabe” po i afrohet Rusisë.

XS
SM
MD
LG