Lidhje

Rusi: Sipas një ankete Vladimir Putin do të jetë sërish president i vendit


Rusi: Sipas një ankete Vladimir Putin do të jetë sërish president i vendit
Rusi: Sipas një ankete Vladimir Putin do të jetë sërish president i vendit

Një anketë e re e opinionit në Rusi thotë se kryeministri Vladimir Putin pritet të fitojë një mandatë të tretë si president.

Anketa tregon se zoti Putin do të marrë gati 66 përqind të votave në zgjedhjet e mujait të ardhshëm.

Rezultatet në favor të zotit Putin vijnë një ditë pasi ai u tha mijëra protestuesve në stadiumin Luzhniki të Moskës se partia Rusia e Bashkuar do të fitojë zgjedhjet e 4 marsit.

Para mitingut, përkrahësit e zotit Putin marshuan në Moskë në një përgjigje të demonstratave të mëparshme kundër kryeministrit.

Protestat filluan në dhjetor pasi partia e tij shpalli fitoren në zgjedhjet parlamentare megjithëse me një shumicë të vogël.

Zoti Putin fitoi zgjedhjet presidenciale në vitin 2000 dhe 2004, por kufizimet e mandatit e detyruan atë të mos kërkonte një mandatë të tretë.

Ai u bë kryeministër në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG