Në Rusi, zjarrfikësit po triumfojnë pak nga pak ndaj zjarreve vdekjeprurës që kanë rrafshuar fshatra të tërë, kanë djegur pyje dhe kanë lënë mijra njerëz pa strehë.
Një zyrtar i ministrisë së emergjencave tha sot se numri i zjarreve në Rusinë qendrore dhe perëndimore ka rënë nga 500 në 480 gjatë 24 orëve të fundit.
Zëdhënësja Irina Adrianova tha se zjarrfikësit e kanë pakësuar thuajse përgjysmë numrin e zjarreve në rajonet përreth Moskës.
Tymi dhe smogu i madh mbuloi kryeqytetin rus për javë të tëra duke bërë që mijra njerëz të largoheshin nga qyteti. Zyrtarët e shëndetësisë në Moskë thanë këtë javë se tymi së bashku me valën e të nxehtit rekord bëri që të dyfishohej numri i vdekjeve.
Dje për herë të parë pas shumë javësh në Moskë ra shi duke ndihmuar përpjekjet e zjarrfikësve dhe duke i lehtësuar banorët nga vala e të nxehtit.