Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut - ose NATO - ka 130 mijë trupa në Afganistan, 90 mijë prej të cilëve janë amerikanë. Rusia, një tjetër vend që ka interesa në rajon, nuk ka prani ushtarake atje. Megjithatë, Moska po luan një rol të rëndësishëm, duke ndihmuar NATO-n në Afganistan.
Lufta 10-vjeçare që Moska nisi kundër muxhahedinëve përfundoi me tërheqjen sovjetike nga Afganistani në shkurt të vitit 1989. Seth Jones është analist për Afganistanin i Korporatës RAND.
"Përveç Pakistanit, tani mendoj se nuk ka asnjë vend tjetër që urrehet më tepër nga popullsia afgane se sa Rusia. Shumica e afganëve më të cilët flas rregullisht në Afganistan kanë kujtime shumë të forta të luftës sovjetike, të viteve 1980. Është ndoshta më mirë që, për momentin, Rusia të mos ketë një rol të madh, sidomos në operacionet luftarake në vend, për shkak të kujtimit."
Edhe pse nuk ka trupa në terren, zoti Jones thotë se Moska i ka mbështetur përpjekjet e luftës së NATO-s në Afganistan, duke besuar se një fitore e Talebanëve ose nje luftë civile nuk do të ishte në interes të Rusisë.
"Ideja e shtimit të islamizmit radikal, duke u përhapur në drejtim të kufirit rus, është një shqetësim i madh për Moskën. Kjo është arsyeja që ka motivuar rusët të lejojnë kalimin e materialeve logjistike në territorin e tyre nëpërmjet ajrit, hekurudhave, dhe kamionëve, për të kaluar më pas përmes Azisë Qendrore."
Marrëveshja e fundit mes Uashingtonit dhe Moskës parashikon përdorimin nga ana e NATO-s të një baze ushtarake ruse në Ulyanovsk - afërsisht 900 kilometra në juglindje të Moskës dhe rreth 300 kilometra në veriperëndim të kufirit me Kazakistanin. Ulyanovski - dikur i quajtur Simbirsk - është vendlindja e Vladimir Leninit, themeluesit të Bashkimit Sovjetik, dhe tani është një qendër e trupave ajrore ruse.
Alexander Cooley, ekspert i çështjeve të Azisë Qendrore në Kolegjin Barnard të Nju Jorkut, thotë se qendra e Ulyanovskit do të përdoret për të sjellë materiale nga Afganistani.
"Ajo që është e rëndësishme në një farë mënyre – është se kjo përbën herën e parë që NATO-ja do të ketë një strukturë të sajën në territorin rus. Pati edhe disa protesta pranë qytetit, në lidhje me rolin e NATO-s. Por në të vërtet, baza do të ketë vlerë të konsiderueshme tregtare. Zyrtarët dhe burokratët rusë do të mbledhin qindra miliona dollarë prej tarifave të tranzitit. Pra, kjo mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë tregtare për Rusinë."
Stephen Blank është ekspert i çështjeve të sigurisë kombëtare dhe ai thotë se emërtimi i qendrës së NATO-s në Ulyanovsk është një çështje delikate.
"NATO-ja nuk dëshiron të quajë atë një bazë ajrore, për shkak se do të zemëronte opinionin publik rus, dhe qeverinë. Ajo, në thelb, do të jetë një qendër logjistike, ku ne, ndërsa tërhiqemi, do të mund të transportojmë materiale që do të nxirren nga Afganistani dhe që më pas do të shkojnë në Evropë ose në Shtetet e Bashkuara. Nuk do të jetë një bazë ajrore. Atje nuk do të zhvillohen operacione ushtarake dhe nuk do të vendosen trupa."
Zoti Blank thotë se Rusia ka një politikë të dyfishtë drejt Afganistanit.
"Nga njëra anë, ata me siguri e kuptojnë se Shtetet e Bashkuara po mbrojnë interesat e tyre, duke luftuar talebanët dhe organizatat terroriste. Nga ana tjetër, ata nuk duan që ne të jemi të pranishëm në Azinë Qendrore. Rusët nuk mund ta zgjidhin këtë kontradiktë. Në fakt, nëse ata duan të na nxjerrin prej Azisë Qendrore, qendra e logjistikës në Ulyanovsk ndihmon në arritjen e qëllimit, sepse përbën një mënyrë për të nxjerrë gjërat më shpejt prej andej."
Shumë ekspertë thonë se NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara do të përdorin kalimin kufitar të Termezit, midis Uzbekistanit dhe Afganistanit, - të ashtuquajturën "Ura e Miqësisë" - si rrugëkalim për t’u larguar nga Afganistani - të njëjtën rrugë që përdorën trupat sovjetike, kur u tërhoqën prej andej në shkurt të vitit 1989.