Lidhje

Rusia akuzon SHBA për sulmin ajror në Idlib të Sirisë


Rusia akuzoi Shtetet e Bashkuara se ka rrezikuar armëpushimin në provincën siriane të Idlibit duke kryer atje një sulm ajror.

Rusia tha se sulmi u ndërmor të shtunën pa njoftuar paraprakisht Rusinë ose Turqinë, të cilat kanë trupa në Idlib.

Komanda Qendrore amerikane tha të shtunën se "Forcat e SHBA-së ndërmorën një goditje ajrore kundër udhëheqjes së al-Kaidës në Siri në një objekt në veri të Idlibit".

Në deklaratë thuhej se operacioni "kishte në shënjestër udhëheqësit e al-Kaidës në Siri, përgjegjës për sulmet që kërcënojnë shtetasit amerikanë, ... partnerët dhe civilët e pafajshëm."

Ministria ruse e mbrojtjes tha në një deklaratë se sulmi "dëmtoi armëpushimin në zonën e çtensionimit në Idlib".

Ministria tha se sulmi shkaktoi "humbje dhe shkatërrime të mëdha".

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani tha se nga goditjet ajrore u vranë të paktën 40 militantë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG