Lidhje

Rusia arreston të dyshuarin për sulmin e Shën Petërburgut


Agjencia ruse e lajmeve Interfax po njofton se një i dyshuar për shpërthimin e së mërkurës në Shën Petersburg u arrestua të shtunën.

Interfax njofton se “organizatori dhe autori i drejtpërdrejtë që aktivizoi një paisje shpërthyese të impovizuar më 27 dhjetor në një supermarjet në Shën Peterburg u arrestua në një operacion special të Shërbimit Rus të Sigurisë.

Sipas njoftimit, i dyshuari iu dorëzua Komisionit Rus Investigativ për veprime të mëtejshme.

Shpërthimi i së mërkurës me bombë të improvizuar, shkaktoi plagosjen e të paktën 13 fëmijëve. Grupi ekstremist Shteti Islamik mori përgjegjësinë për shpërthimin, sipas një grupi zbulimi që ndjek deklaratat e ISIS-it.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG