Numri i viktimave nga përmbytjet masive në Rusinë e jugut ka arritur në 150 vetë.
Presidenti rus Vladimir Putin shkoi për të parë nga afër pasojat e përmbytjeve në rajon, ku dha urdhër për hetime nëse ka pasur mangësi në përgjigjen e ekipeve lokale të shpëtimit në Krasnodar që mund të kenë kontribuuar në numrin e të vdekurve.
Televizioni shtetëror transmetoi pamje të presidentit Putin duke biseduar me zyrtarë të ministrisë së emergjencave, të cilët e siguruan udhëheqësin rus se përmbytjet nuk u shkaktuan nga dëmtimi i një dige lokale, siç kishin aluduar disa banorë të zonës.
Banorët e qytetit Krimsk nuk ishin paralajmëruar për rrezikun, para se përmbytjet të përfshinin qytetin e tyre gjatë natës, duke shkaktuar vdekjen e disa banorëve, duke rrëmbyer makina e duke çarë asfaltin e rrugëve. Shumë nga të mbijetuarit thonë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë për situatën.