Lidhje

Kundërshtari i Putinit, Navalny do të kandidojë për president


Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny thotë se ka siguruar mbështetjet fillestare që janë të nevojshme për një kandidaturë presidenciale për të sfiduar Vladimir Putinin.

Navalny, që është kritik i ashpër i Presidentit Putin siguroi përkrahjen e 742 vetëve të dielën, ndërsa minimumi i nevojshëm ishte 500 për të filluar procesin e kandidimit. Megjithatë Komisioni Qendror rus i Zgjedhjeve ka thënë se ai nuk kualifikohet të kandidojë, duke përmendur si argument një dënim me burg që më pas u pezullua. Navalny thotë se dënimi ishte i motivuar poltikisht.

"Nuk ka mbështetje të gjerë për Putinin dhe regjimin e tij në këtë vend”, tha 41 vjeçari Navalny të dielën, duke e përshkruar veten si “kandidatin e vërtetë” për zgjedhjet dhe duke kërcënuar me bojkotim të votimit nëse ndalohet të kandidojë.

Përkrahësit e tij dolën në tubime në shumë qytete në vend, përfshirë Moskën dhe Shën Peterburgun. Presidenti Putin, i cili sipas anketave ka mbështetjen e 80 për qind të votuesve, pritet gjerësisht të fitojë në zgjedhje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG