Lidhje

Rusi: Kontrolle në shtëpitë e drejtuesve të opozitës


Kontrollet janë bërë në prag të një proteste të planifikuar për t’u mbajtur në Moskë

Në Rusi, policia dhe hetuesit kanë zhvilluar kontrolle në shtëpitë e disa prej udhëheqësve të opozitës në prag të një proteste të planifikuar për t’u mbajtur në Moskë.

Komiteti i Hetimeve Federale tha përmes një deklarate sot se operacioni kishte në objektiv organizatorët e një mitingu që u mbajt muajin e kaluar, si protestë ndaj Presidentit Vladimir Putin.

Në deklaratë përmendeshin Alexei Navalny dhe Sergei Udaltsov, të cilët muajin e kaluar ishin për 15 ditë në burg, ngaqë demonstruan kundër inaugurimit të presidentit Putin, si dhe Ilya Yashin, një tjetër aktivist, që ishte ndaluar më parë gjatë një proteste.

Agjencia kryesore ruse e hetimeve tha se kishte planifikuar të kryente sot rreth 10 operacione të tjera kërkimi.
XS
SM
MD
LG