Lidhje

Lew: Sanksionet po dëmtojnë ekonominë ruse


Sekretari amerikan i Thesarit Jack Lew thotë se sanksionet perëndimore kundër Rusisë për veprimet e Moskës në Ukrainë janë duke dëmtuar ekonominë ruse.

Sekretari Lew, dje tha para një paneli të kongresit amerikan se "ka patur një përkeqësim të konsiderueshëm" të siç tha ai "ekonomisë tashmë të dobët" të Rusisë. "Ne e shohim atë në tregun e tyre të aksioneve, kursin e tyre të këmbimit", si dhe në tregues të tjerë ekonomikë. Ai gjithashtu tha se administrata e Presidentit Obama është e përgatitur për të ndërmarrë veprime të tjera, nëse është e nevojshme, për të nxitur bashkëpunimin e Moskës në zbutjen e tensioneve në Ukrainën lindore.

Të hënën, administrata e Presidentit Obama vendosi ndalime të udhëtimit dhe ngriu asetet e shtatë zyrtarëve rusë të afërt me presidentin Vladimir Putin, ndërkohë që Bashkimi Evropian shtoi 15 emra të rinj në listën e zyrtarëve rusë ndaj të cilëve janë vënë sanksione.
XS
SM
MD
LG