Një autor sulmi vetëvrasës me bombë në rajonin e Kaukazit Verior të Rusisë ka goditur zyrat e policisë lokale, duke vrarë dy policë dhe duke plagosur të paktën tre të tjerë në republikën e Ingushetisë.
Ministri i brendshëm rus tha se autori i sulmit kishte sulmuar sot zyrat e policisë në qytetin Karabulak, kur po bëhej apeli.
Autoritetet thonë se një shpërthim i dytë pak pas atij të parit, shkatërroi një makinë të parkuar pranë zyrave të policisë.
Në Moskë dhe në rajonin e Kaukazit verior janë vrarë më tepër se 50 njerëz dhe 100 të tjerë janë plagosur në sulmet vetëvrasëse me bombë të javës së kaluar.
Dy gra, autore të sulmit në metronë e Moskës shkaktuan 40 të vrarë dhe 90 të plagosur të hënën e kaluar.