Lidhje

Rusia pranohet anëtare e OBT-së


Rusia u bë sot anëtarja e 156 e Organizatës Botërore të Tregëtisë, pas gati dy dekada negociatash.

Rusia është një nga ekonomitë më të mëdha të botës që i bashkohet organizatës. Moska ka shprehur shqetësime rreth fluksit potencial të mallrave dhe shërbimeve perendimore në vend.

Si pjesë e anëtarësimit të saj, Rusia ka rënë dakort të ulë tarifat e importit në më pak se 8 përqind nga 10 përqind që është tani. Ajo u angazhua gjithashtu të hapë tregun në 11 sektorë shërbimet, përfshi industrinë bankare dhe atë të siguracioneve.

Drejtori i Përgjithshëm i OBT-së Pascal Lamy tha se "anëtarësimi në është një shenjë besimi në organizimin dhe atë që mund të japin anëtarët e saj”.
XS
SM
MD
LG