Nga 14 marsi e deri me 6 prill, Opera Metropolitane e New Yorkut do te shfaqë “Traviatën” e Xhuzeppe Verdit, ku në rolin e Alfredos interpreton tenori i famshëm shqiptar Saimir Pirgu. Saimiri ka mahnitur si publikun, edhe kritikët e muzikës, duke interpretuar në kryeqytetet kryesore të muzikës nëpër botë, me një repertor mjaft të larmishëm, në interpretimin e veprave të kolosëve të muzikës operistike, Moxartin, Rossinin, Donizettin, Bellinin, Verdin, Puccinin, Gunonë, Massenet-in. Ai ishte i ftuar për një intervistë të drejtpërdrejtë nga New Yorku për "Ditarin".
Saimiri ka mahnitur si publikun, edhe kritikët e muzikës, duke interpretuar në kryeqytetet kryesore të muzikës nëpër botë