Në Greqi, udhëheqësi i Partisë konservatore Demokracia e Re, Antonis Samaras bëri betimin si kryeministër i ri i vendit.
Tre parti politike, Demokracia e Re, e Majta Demokratike dhe PASOK, ranë dakord për formimin e një qeverie koalicioni, pas më shumë se dy ditë bisedimesh.
Demokracia e Re e zotit Samaras, fitoi 129 nga 300 vendet e parlamentit në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës, por duke mos patur shumicën dërrmuese, partia u detyrua të hynte në bisedime për një qeveri koalicioni me PASOK-un dhe të Majtën Demokratike.
Të treja këto parti mbështesin paketën ndërkombëtare të shpëtimit për Greqinë, por synojnë t’i rinegociojnë kushtet e marrëveshjes financiare të ofruar nga Bashkimi Evropian dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Partia e majtë që doli e dyta në zgjedhje, Siriza, nuk pranoi të bëhej pjesë e koalicionit qeveritar, duke thënë se preferon të qëndrojë në opozitë, dhe se do të vazhdojë të kundërshtojë paketën e ndihmave që shoqërohet me masa të rrepta ekonomike për Greqinë.