Lidhje

Samaras: Reformat greke kërkojnë më shumë kohë


Kryeministri grek Antonis Samaras zhvilloi bisedime me Kancelaren gjermane Angela Merkel

Kryeministri grek Antonis Samaras i tha kancelares gjermane Angela Merkel se vendi i tij ka nevojë për më tepër kohë për të kryer reformat ekonomike.

Ai foli sot pas takimit me zonjën Merkel në Berlin. Zonja Merkel tha se është e bindur që autoritetet në Athinë janë duke bërë gjithçka që mundet për të zgjidhur problemet me të cilat përballet Greqia. Ajo tha gjithashtu se Gjermania mbështet përpjekjet e Athinës dhe dëshiron që Greqia të mbetet pjesë e Eurozonës.

Zoti Samaras tha se nuk po kërkon më shumë ndihmë nga sa i është premtuar tashmë, por se Greqia ka nevojë për më shumë "hapësirë frymëmarrje" për të kryer reformat e saj. Ai nuk tha se sa kohë më shumë ka nevojë Greqia përtej afatit të mesit të vitit 2014 për të kryer reformat.

Nëse Greqia dështon në përpjekjet për reforma, ajo do të jetë e detyruar të falimentojë dhe të dalë nga eurozona.
XS
SM
MD
LG