Lidhje

Dy satelitë amerikanë në orbitën e Tokës


Satelitët, që do të studiojnë rrezatimin mbi atmosferën e Tokës, u lëshuan sot në Cape Canaveral të Floridas, me një mision dy vjeçar

Dy satelitë amerikanë që do të studiojnë rrezatimin mbi atmosferën e Tokës u nisën sot me sukses në orbitë.

Satelitët, që kanë kushtuar 686 milionë dollarë, u lëshuan sot para agimit, nga një raketë pa pilot në Cape Canaveral të Floridas, me një mision dy vjeçar.

Satelitët do të studiojnë grimcat diellore dhe grimcat e hapësirës së thellë të ngarkuar me elektricitet, që formojnë breza rrezatimi mbi atmosferën e Tokës. Këta breza rrezatues, që ndodhen brenda ndikimit të fushës magnetike të Tokës, zgjerohen si rezultat i çrregullimeve të energjisë diellore, dhe mund të shkaktojnë mosfunksionimin e satelitëve të komunikimit dhe të paneleve diellore.

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA thotë se dy satelitët do të fluturojnë deri në 161 kilometra pranë njëri-tjetrit dhe deri në 38 mijë kilometra larg nga njëri-tjetri.

XS
SM
MD
LG