Lidhje

Sateliti i NASA-s drejt Tokës


Sateliti i NASA-s drejt Tokës
Sateliti i NASA-s drejt Tokës

Një satelitë amerikan do të bjerë në Tokë dhe agjencia e hapësirës Nasa pret që copëzat e tij të përplasen në planetin tonë sot. Megjithëse orbita e satelitit do ta cojë atë në pjesën më të madhe të botës, shkencëtarët thonë se shanset që mbetjet e tij të godasin një person janë tepër të vogla. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Suzanne Presto bisedoi me një shkencëtar të NASA-s rreth vendit ku pritet të bien copëzat, si dhe për mënyrën sesi NASA i trajton këto mbetje.

Këtë muaj, 20 vjet më parë, NASA nisi Satelitin Kërkimor për kërkime në hapësirë, të njohur si UARS. Tani sateliti me përmasat e një autobuzi do të përplaset drejt Tokës.

Mark Matney, shkencëtar për mbetjet orbitale në Qendrën Johnson të Hapësirës në Teksas, thotë se UARS ka të ngjarë të hyjë në atmosferën e Tokës të premten. Ai thotë se shkencëtarët do të jenë në gjendje të përcaktojnë më me saktësi kohën gjatë orëve të ardhshme.

Përsa i përket vendit ku pritet të bjerë, zoti Matney thotë se UARS do të kalojë tokën mes një gjerësie gjeografike 57 gradë në veri dhe 57 gradë në jug.

"Mund të bjerë që nga Kanadaja e deri tek Amerika e Jugut, dhe që nga Siberia deri në Afrikë dhe Australi – pra është një distancë goxha e madhe."

Aty përfshihet edhe një pjesë e madhe oqeani. Duke qënë se dy të tretat e planetit janë të mbuluara nga uji, mbetjet zakonisht përfundojnë pikërisht aty.

Megjithatë ka shanse që UARS mund të sjellë pasoja në rënie, megjithëse zoti Matney thotë se nuk ka shkak për shqetësime të mëdha.

"Propabiliteti që mund të godasë dikë është një në trilionë, pra shumë i vogël. Nuk mendoj se duhet të shqetësohemi për këtë."

NASA thotë se nuk ka njoftime për ndonjë person që të jetë lënduar apo ndonjë prone që ka pësuar dëme të mëdha nga mbetjet e këtij lloji. Por Mark Matney kujton një incident në vitin 1997.

“Në fakt ka qenë një zonjë në Oklahoma e cila u godit nga një pjesëz e lehtë mbetjeje nga përplasja e një sateliti por nuk u plagos. Ishte një pjesë e vogël. Ajo po bënte vrap kur u godit. Nga ajo përplasje arritën të binin në tokë edhe dy pjesë të tjera në zonën e Teksasit."

Matney thotë se rënia e mbetjeve të satelitëve është dicka e zakonshme, dhe mesatarisht ndodh një herë në ditë, por pjesëzat janë zakonisht të vogla. Ai shton se kjo do të jetë hera e parë në 30 vjet që një satelit amerikan i hapësirës i kësaj madhësie do të përplaset në Tokë. Pjesa më e madhe e UARS-it pritet të digjet në atmosferë.

NASA prêt 26 copëza me potencial të rrezikshëm të arrijnë në Tokë, shumica e të cilave do të jenë me material titaniumi, celiku apo beriliumi, që shkrijnë në temperatura tepër të larta. Mbetjet e satelitit UARS pritet të jenë nga zero presje 6 në 158 kilogram.

Zyrtarët e NASA-s thonë se njerëzit duhet të njoftojnë forcat e rendit në se gjejnë pjesë të satelitit. Zoti Matney thotë se megjithëse pjesët nuk janë toksike ato mund të jenë të mprehta. Gjithashtu edhe shpesh u referohemi si “mbetje të hapësirës”, këto pjesëza ende i përkasin vendit kish në pronësi satelitin, në këtë rast Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG