Lidhje

SHBA bën thirrje për përmirësimin e lidhjeve mes Bagdadit dhe Riadit


Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson bëri sot thirrje për përmirësimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Irakut, si mënyrë për t’i bërë ballë agresivitetit ushtarak në rritje të Iranit në rajon.

Zoti Tillerson, në takimin e parë të Komitetit të Koordinimit Arabi Sauidite-Irak në Riad, i tha Mbretit Saudit, Salman dhe Kryeministrit irakian, Haider al-Abadi se përmirësimi i lidhjeve mes tyre do të ishte shumë pozitiv dhe se Shtetet e Bashkuara mendojnë se kjo do të konsolidonte sigurinë dhe mirëqenien e të gjitha palëve.

Ai përmendi rihapjen në gusht të një pikëkalimi kufitar të rëndësishëm mes dy vendeve dhe rifillimin e fluturimeve direkte mes Bagdadit dhe Riadit.

Iraku me shumicë shiite dhe Arabia Saudite e udhëhequr nga sunitë, nuk kishin marrëdhënie për disa dekada pasi Sadam Husseini pushtoi Kuvajtin në vitin 1990. Por Arabia Saudite rihapi ambasadën e saj në Bagdad në vitin 2015, pas një çerek shekulli.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG