Lidhje

Tiranë: Save the Children e shqetësuar mbi mungesat në buxhetin për fëmijët


Organizata Save the Children shprehu sot shqetësimin se financimet buxhetore në shërbim të fëmijëve dhe në mbrojtje të të drejtave të tyre janë mëse të pamjaftueshme.

Studimi i kësaj organizate dhe Instituti i Studimeve Bashkëkohore (ISB) nxori se ulja e shpenzimeve publike prek sektorët më jetikë për fëmijët si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndetësia.

Gjendja e fëmijëve shqiptarë është e vështirë në shumë fusha: vdekshmëria e fëmijëve është më e lartë te fëmijët nën 5 vjeç dhe arrin deri 10%.

Fëmijët nën 6 vjeç kanë kequshqyerjen më të dobët përtej 27%. studimi zbuloi se sa më të vegjël janë fëmijët aq më e madhë është varfëria e familjeve të tyre.

Vetëm një e pesta e familjeve me fëmijë nën moshën 18 vjeç marrin ndihmë sociale.

Me shtimin e numrit të fëmijëve rritet edhe varfëria.

Numri i institucioneve sociale për fëmijët është i kufizuar, vetëm 24 dhe janë 9 institucione publike dhe 15 institucione private.

Vetëm 560 fëmijë marrin shërbime sociale nga institucionet rezidenciale dhe vetëm 77 fëmijë marrin shërbime sociale nga qendrat ditore.

Shqipëria ka rreth 18 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, të përqëndruar në qytetet e mëdha dhe kujdesi për ta është i pamjaftueshëm.

Pjesa tjetër fillojnë të punësohen nga mosha 15 vjeçare me një nga normat më të larta të punësimit nga 20-22%.

Vajzat bëjnë në punë të papaguar bujqësore brenda familjes, ku mbeten deri në moshë të rritur.

Rreth 80 për qind e fëmijëve janë të punësuar në bujqësi, blegtori, ndërsa pjesa tjetër janë punësuar në tregtinë me shumicë dhe pakicë, janë fëmijë që shesin në rrugë.

Në projekt-buxhetin e ri, shpenzimet buxhetore publike për arsimin sa 2.5% e prodhimit të brendshëm bruto janë të ulëta në krahasim me rajonin dhe vendet fqinje, të cilat shpenzojnë dyfishin.

Pagat e mësuesve zënë pjesën kryesore të shpenzimeve totale për arsimin.

Shqipëria nuk ka transferime të parave drejtpërdrejt në dobi të fëmijëve dhe shuma maksimale e përfitimit për familje është 80 dollarë, nga të cilat më shumë se gjysmat i marrin prindërit dhe fëmijët marrin më pak se 5 euro në muaj.

Shpenzimet e kujdesit social janë mjaft jo-domethënëse në masën rreth 3% të të gjithë buxhetit të programit të mbrojtjes shëndetësore.

Reformat e kësaj fushe pritet të sjellin financime të konsiderueshme nga viti 2018.

Save the Children bëri thirrje që të shktohen financimet për fëmijët shqiptarë, madje, sipas kësaj organizate, krijimi i një buxheti për fëmijët duhet të jetë në qendër të reformave dhe planifikimeve.

XS
SM
MD
LG