Lidhje

Schumacher në gjendje të qëndrueshme, por kritike


Babai i ish-kampionit të Formula Uno-s, Michael Schumacher dhe i vëllai i tij arritën sot në mëngjes në Spitalin Universitar të qytetit Grenoble, ku Schumacher ndodhet në koma mjekësore të detyruar, pas një aksident me ski.

Mjekët thonë Schumacher mbetet në "gjendje të qëndrueshme, por kritike", shtatë ditë pas aksidentit me ski në Alpet franceze, ku pësoi trauma të shumta kokë.

Schumacher është automobilisti më i suksesshëm i garës Formula Uno në histori, duke arritur një rekord prej 91 fitoresh.

Ai u tërhoq nga Formula Uno në vitin 2012, pas shtatë titujsh botërorë, një rekord në historinë e këtyre garave.

Schumi, siç e thërrasin atë tifozët, ishte një automobilist agresiv në pistë por jo më pak i tillë jashtë saj.

Pas tërheqjes, ai vazhdoi të ishte një skiator i pasionuar, merrej gjithashtu shumë me hedhje nga lartësia dhe me hipizëm.
XS
SM
MD
LG