Lidhje

Referendumi në Skoci nxit interesim global


Banorët e Skocisë po përgatiten të votojnë për t’u bërë të pavarur nga pjesa tjetër e Britanisë, në një referendum i cili po ndiqet me vëmendje në shumë vende të tjera. Një pjesë e njerëzve e shohin atë si një eksperiment të rrezikshëm, ndërsa të tjerët shpresojnë se një votim i suksesshëm për pavarësi mund t’i jap energji kërkesave të tyre separatiste. Emigrantët e huaj në Skoci janë në mesin e votuesve të parë.

Chak POR Cheung ka jetuar në Skoci që kur ishte student në vitet 1970. Ai tani është kryetar i komisionit të Kishës Evangjeliste kineze në Edinburg.
Zoti Cheung ka lindur në Hong Kong, por ai është i njohur me identitetin e fortë kombëtar të vendit të tij të ri.

"Pra, kur bisedojmë me njerëz të cilët thonë se Edinburgu është në Angli, ne shumë shpejt i korrigjojmë ata duke u thënë se Edinburgu është i Skocisë!"

Pjesërisht, ky identitet i fortë nxit dëshirën e disa skocezëve për pavarësi nga Londra.

Edhe në Hong Kong ka patur protesta për autonomi më të madhe nga Pekini. Demonstruesit duan të kenë të drejtën për të votuar për zgjedhjen e udhëheqësit të tyre të ardhshëm më 2017, një kërkesë që qeveria kineze e ka refuzuar.

Zoti Cheung thotë se kjo analogji ka kufizimet e saj.

"Veçanërisht gjatë këtyre javëve, e gjithë bota do t’i hedhë sytë nga Skocia dhe unë nuk jam i befasuar që qeveria kineze do t’i ndjekë me vëmendje zhvillimet këtu. Por nuk mendoj se rasti i Skocisë është i ngjashëm me situatën në Hong Kong. Hong Kong ka qenë koloni britanike dhe më parë ishte pjesë e Kinës".

Jass Singh nga Punxhabi i Indisë ka ndihmuar familjen e tij të menaxhojë një dyqan pranë kështjellës së Edinburgut në katër vitet e fundit. Ai thotë se në Indi ka interes të madh mbi mundësinë e shpërbërjes së ish-sundimtarit të saj kolonial.

"Njerëzit po ndjekin zhvillimet këtu dhe po pyesin nëse Skocia do shkëputet nga Anglia? India është ndarë në vitin 1949, Pakistani është ndarë nga India, dhe unë mendoj se ajo ishte një humbje e madhe. Prandaj ata po i ndjekin zhvillimet këtu dhe për këtë arsye edhe qeveria angleze po i ndjek më vëmendje zhvillimet këtu".

Në rajonin e Katalonias në verilindje të Spanjës, interesi për referendumin skocez është më shumë se sa thjesht një kuriozitet i rastit. Javën e kaluar pati protesta ku bëhej thirrje për pavarësi nga Madridi. Katalonasit po përgatiten për referendumin e tyre në nëntor, të cilin qeveria spanjolle ka refuzuar ta njohë.

Shumë katalonas besojnë se në qoftë se një Skoci e pavarur përparon dhe bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, ëndrra e tyre pavarësi do të mund të realizohej shpejtë.

"Mendoj se qeveria qendrore do të reagojë ashtu siç po bën qeveria e Anglisë me Skocinë. Kur lëvizja për pavarësi filloi të fitonte mbështetje të madhe atëherë ata ishin të gatshëm dialog. Shpresoj që edhe ne mund të bëhemi si ata dhe të votojmë "pro" pavarësisë në mënyrë që të mund ta fitojmë atë".

Në Edinburg, Dani Cetra, një katalonas nga qyteti i Barcelonës është duke një studim në Universitetin e Edinburgut mbi ngjashmëritë mes Skocisë dhe Katalonjës.

Ai thotë se në Katolonia ka një admirim për kryeministrin britanik.

"David Cameron shihet si një hero në Katalonia. Ai shihet si një demokrat i vërtetë, si një person që ishte i arsyeshëm kur u përball me kërkesën e skocezëve për një referendum mbi pavarësinë. Ky është një kontrast i madh me qëndrimin e kryeministrit spanjoll ".

Vendimin që Skocia do të marrë më 18 shtator mund të ketë pasoja të mëdha për Britaninë. Si një eksperiment në demokraci, ai do të vëzhgohet me kujdes nga shumë vende të tjera në botë.

XS
SM
MD
LG