Aftësia e çifteve të së njëjtës gjini për t’u martuar ligjërisht dhe nëse qeveria federale duhet t’i njohë këto martesa mund të vendoset tani që Gjykata e Lartë ka rënë dakord të dëgjojë dy çështje të rëndësishme mbi martesën mes homoseksualëve. Një çështje ka të bëjë me kushtetueshmërinë e një referendumi, që ndalon martesën mes homoseksualëve në Kaliforni dhe tjera me kushtetueshmërinë e një ligji federal, që i përjashton çiftet e së njëjtës gjini nga marrja e përfitimeve qeveritare.
Çiftet e së njëjtës gjini po martohen ligjërisht në shtetin e Uashingtonit, ku votuesit miratuan martesën e tyre në zgjedhjet e nëntorit.
Por martesat e tyre nuk njihen nga qeveria federale dhe kjo mund të ndryshojë, falë Edie Windsor, e cila kundërshtoi taksat federale, që asaj iu kërkuan të paguante për një pasuri që trashëgoi nga gruaja e saj pasi kishin jetuar së bashku për 42 vjet.
“Mezi pres atë ditë kur qeveria federale të njohë martesën e të gjithë amerikanëve dhe shpresoj që kjo të ndodhë gjatë jetës time”.
Javën e kaluar, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ra dakord ta dëgjojë këtë çështje pasi gjykatat e nivelit më të ulët e shpallën jokushtuese mbrojtjen federale të aktit të martesës. Mes kritikëve të këtij ligji është edhe senatorja demokrate nga Kalifornia, Dianne Feinstein.
“Çiftet e së njëjtës gjini jetojnë si të gjitha çiftet e tjera. Ata ndajnë shpenzimet financiare; ata rrisin bashkë fëmijët; dhe ata kujdesen për njeri tjetrin në kohë të mira e të këqija”.
Avokatë të emëruar nga Kongresi do të mbrojnë ligjin para Gjykatës së lartë, madje ata mbështeten nga anëtari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Steve King.
“Të gjitha përvojat njerzore e vënë theksin tek një marrëdhënie e angazhuar mes një burri dhe një gruaje si blloku themeltar i një shoqërie”.
Departamenti i Drejtësisë ndaloi mbrojtjen e ligjit pas mbështetjes këtë vit nga Presidenti Barack Obama të martesës mes homoseksualëve.
“Mendoj se çiftet e së njëjtës gjini duhet të jenë në gjendje të martohen”.
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë gjithashtu një referendum të Kalifornisë, që u hoqi të drejtat martesore çifteve të së njëjtës gjini në vitin 2008. Gjykatat më të ulëta e shpallën jo kushtetues Propozimin 8.
Gjykata e Lartë mund të dëgjojë argumente mbi këto dy çështje që në mars dhe të vendosë mbi to në muajin qershor. Rezultatet e mundshme variojnë nga mbështetja e së drejtës jokushtetuese të martesës mes homoseksualëve dhe mbajtjen në fuqi të ligjit për mbrojen e martesës të së njëjtës gjini deri në hedhjen poshtë të ligjit dhe ligjësimin e këtyre martesave në gjithë vendin.
Kryebashkiaku i Hollivudit perëndimor, Jeffrey Prang mbështet të drejtat e homoseksualëve.
“Ka shumë gjëra si pozitive edhe negative, që mund të rezultojnë nga vendimi i Gjykatës së Lartë”.
Aktivistët e të drejtave të homoseksuakëve parashikojnë që Propozimi 8 do të mbetet në fuqi.
“Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara nuk bën fjalë për martesën dhe amendamenti i 10-të i kushtetutës thotë se çështjet që nuk përfshihen në kompetencat e qeverisë federale u përkasin shteteve”.
Anketat e opinionit tregojnë se një shumicë e vogël amerikanësh mbështesin të drejtat e martesës mes homoseksualëve. Analistja ligjore, Elizabeth Wydra, thotë se anëtarët e Gjykatës së Lartë do ta kenë parasysh këtë ndryshim të pikpamjeve të opinionit.
“Anëtarët e Gjykatës së Lartë janë njerëz dhe ata nuk janë plotësisht imunë ndaj opinionit publik. Mendoj se pyetja që ata do t’i bëjnë vetes është, 'A duan ata të jenë në anën e gabuar të historisë?'”
Një prej çështjeve shoqërore më të debatueshme në Amerikë do të diskutohet në gjyq dhe Gjykata më e Lartë e vendit do të vendosë mbi të.