Lidhje

Sebelius në Kongress për programin e sigurimit shëndetësor


Republikanët në Komisionin e Energjisë së Brendëshme dhe Tregtisë akuzuan administratën se i ka mashtruar amerikanët

Sekretarja e Shëndetësisë dhe Shërbimeve njerëzore, Kathleen Sebelius, u kërkoi të falur amerikanëve për problemet që kanë ndeshur për të aplikuar për sigurime shëndetësore, ndërkohë Presidenti Barack Obama tha të mërkurën se ligji është “mbrojtësi më i fortë” për konsumatorët. Republikanët në Komisionin e Energjisë së Brendëshme dhe Tregtisë akuzuan administratën se i ka mashtruar amerikanët, duke kritikuar për gjithçka, nga rregistrimi tek ngritja e pagesës fillestare.

Kathleen Sebelius u kërkoi ndjesë amerikanëve për problemet që ndeshën për t’u rregjistruar në të ashtuquajturin Obamacare.

Sekretarja e Shëndetësisë dëshmoi para një komisioni të Kongresit të mërkurën.

"Ju meritoni një sistem më të mirë. Ju kërkoj të falur. Unë janë përgjegjëse për zgjidhjen e këtyre problemeve”.

Por John Tankersley është përpjekur për tri javë që të rregjistrohet në faqen e internetit. Po ashtu edhe Robert Schlora, i cili ka tentuar që nga 1 tetori, por nuk ka arritur të rregjistrohet.

"Nuk e kam fare idenë nëse ky program do të ofrojë një variant më të mirë, apo nëse qeveria do ta subvencionojë atë".

Ndërkohë që programi është kritikuar për disa elemente të tij, Presidenti Obama mbrojti premtimet që ka bërë.

"Sot ky premtin do të thotë se çdo plan mbulon një sërë përfitimesh minimale, si kujdesi gjatë shtatzanisë, gjendja mendore, ilaçet dhe shërbimet spitalore që nuk mund t’ju kushtojmë më shumë në rrethana të caktuara”.

Presidenti u premtoi miliona amerikanëve se mund të marrim sigurime të gjithanëshme shëndetësore me çmim të përballueshëm.

"Rreth gjysma e individëve të pasiguruar, të moshave nga 18 në 34 vjeç, mund të marrin sigurime shëndetësore për 50 dollarë në muaj ose më pak, shifër kjo më e ulët se telefoni celular apo shërbimi kabllor”.

Por në Kongres, ligjvënësit republikanë i thanë zonjës Sebelius se zgjedhësit e tyre nuk janë të kënaqur me ndryshimet, të cilat kanë bërë që në disa raste kompanirë e sigurimeve të ngrejnë koston.

"Dikush nga Cove e Oregonit më tha se nga 600 dollarë në muaj për një zbritje prej 3000 dollarësh, tani do të paguajë 800 dollarë në muaj për një zbritje prej 5000 dollarësh”.

"Shumë nga zgjedhësit e mi po më kontaktojnë, ata që kanë plane individuale po më thonë se çmimet janë ngritur 400 përqind. Në rastin tim çmimi është ngritur 127 përqind”.

Administrata po u premton amerikanëve të irrituar se problemet me faqen e internetit do të zgjidhen deri në fund të nëntorit. Zyrtarët thonë se gjëja më e rëndësishme është se miliona amerikanë të pasiguruar do të kenë tani mundësi për një shërbim të përballueshëm shëndetësor.

XS
SM
MD
LG