Lidhje

Europa Juglindore mblidhet në Tiranë


Drejtuesit e shteteve dhe qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore (SEECP) zhvilluan në Tiranë takimin e radhës, ku u angazhuan për një bashkëpunim më të ngushtë rajonal në fushat ekonomike dhe politike, duke lënë mënjanë konfliktet, duke respektuar si të paprekshëm kufijtë shtetërorë.

Në deklaratën e përbashkët pas takimit u theksua interesi i përbashkët i vendeve anëtare për t'u përfshirë në Bashkimin Europian, duke ndihmuar njëri tjetrin në fusha madhore me rëndësi rajonale si energjia, transporti, siguria, shkëmbimet ekonomike, investimet dhe standarte të tjera.

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, tha se vendi i tij i është përkushtuar fqinjësisë së mirë, duke u përqëndruar në zhvillimin energjitik dhe infrastrukturor. Pasi foli me shqetësim për ngjarjet e fundit në Maqedoni, zoti Nishani tha se ky proces bashkëpunimi rajonal drejt BE-së ka rëndësi edhe nga këndvështrimi euro-atlantik, sepse lidhet ngushtë me sigurinë dhe qëndrueshmërinë e vendeve të rajonit.

Sipaa tij, rajoni po bashkëpunon ngushtë në sfida të përbashkëta si lufta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Në deklaratën e përbashkët theksohet se zgjerimi i Bashkimit Europian drejt vendeve të Europës Juglindore u shërben më së miri interesave të përbashkëta të tyre. Ndaj ata ruajnë dhe bashkëpunojnë për të arritur objektivat e përbashkëta të integrimit në BE.

“Ne nuk besojmë se sulmet, paqëndërueshmëria, konfliktet, ndryshimet e kufijve me dhunë sjellin ndonjë të mirë për të ardhmen e rajonit. Po ashtu edhe populizmi dhe nacionalizmi agresiv” - deklaroi pa Samitit Presidenti i Bullgarisë Rozen Pevneliev.

Ai theksoi se kufijtë kombëtarë të asnjë shteti në Ballkan nuk duhet të dhunohen, por të gjithë vendet e rajonit duhet të punpjnë për një Ballkan paqësor dhe të begatë. “Ngjarjet e fundit në Maqedoni tregojnë se duhet të përsëritet thirrja jonë për integritet territorial në Nallkan. Bullgaria është për mosdhunimin e kufijtë kombëtarë në rajon” - tha ai.

Nga ana tjetër rajoni ka shumë burime jetese të përbashkëta, ka autostrada, hekurudha dhe rrjete ekonomike të njëjta, prej nga mund të ngrejë zhvillimin e vet, tha ai. Prandaj së bashku mund të shtojmë investimet e huaja, mund të fuqizojmë turizmin, dhe mund të luftojmë terrorizmin, izolimin dhe varfërinë.

“Paqja, qëndrueshmëria dhe dialogu janë themelore - tha kryeministri i Rumanisë, Viktor Ponta, ndaj është detyra dhe e mira e të gjithëve që të ruajmë paqen, dialogun, solidaritetin dhe bashkëpunimin. Zoti Ponta tha se Ballkani duhet të rrijë larg konflikteve dhe mosmarrëveshjeve. “Paqja e qëndrueshmëria është thelbësore për për rritje ekonomike të qëndrueshme në rajon dhe në secilin shtet” - tha ai.

Bullgaria dhe Rumania si vende anëtare të Bashkimit Europian u angazhuan të ndihmojnë vendet e tjera në rrugën e integrimit, por sipas tyre është me rëndësi që vendet e tjera të kenë qëllime të qarta dhe të pandryshuehme në pltësimin e standarteve të antarësimit.

Në Samitin e SEECP-it në Tiranë Kosova mori pjesë për herë të parë si antare me të drejta të plota, krahas saj morën pjesë Kroacia, Turqia, Mali i Zi, Rumania, Bullgaria, Moldavia, Greqia, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Serbia, Sllovenia, si dhe përfaqësues nga OSBE dhe Bashkimi Europian.

XS
SM
MD
LG