Lidhje

Tiranë: Sejko takon bankierë për kreditimin


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ftoi sot qarqet e biznesit dhe sistemit bankar të vendit për të ndërtuar së bashku një marrëdhënie të re mes tyre në dobi të ekonomisë së vendit.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, takim me biznesmenë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:08 0:00

Banka e Shqipërisë organizoi një takim me përfaqësues të bankave dhe biznesit mbi marrëdhëniet e vështirësuara midis tyre për shkak të kredive të këqija dhe mungesës së një planeve afatgjata të bashkëpunimit.

Një nga dukuritë nga tiparet më të forta të krizës ekonomike prej 7 vjetëve të fundit është përkeqësimi i cilësisë së portofolit të kredive.

Kreditë me probleme arritën deri në në 25 për qind të totalit të kredive. Më pas nisi të bjerë edhe niveli i kreditimit.

Institucionet financiare ndërkombëtare kanë vlerësuar edhe reformat strukturore që po kryhen në Shqipëri për mirëmenaxhimin e ekonomisë dhe konsolidimin e mëtejshëm fiskal.

Pritet që klima e biznesit të përmirësohet më tej dhe rritja ekonomike të shkojë më tej.

Zoti Sejko tha se investimet private dhe ato të huaja po japin shenja rritje dhe bashkë me to po rritet edhe ekonomia.

Lehtësimi i kushteve të sektorit bankar dhe shëndoshja e financave të biznesit prej borxheve të vjetra që qeveria po kthen atyre ka dhënë ndikim pozitiv.

Rritja ekonomike këtë vit tha ai do të jetë më e lartë dhe më e qëndrueshme.

Për të nxitur rritjen e kreditimit Banka qendrore i ka zbritu normat e interesit në nivele historike.

Sistemi bankar ka një gjendje të bollshme të likujditetit strukturor.

Bankat dolën me fitim, dhe depozitat e qytetarëve u shtuan më tej, ndonëse me ritme më të ulëta. Masat kundër kredive me probleme po japin rezultatet e para.

Kreditë e këqija zbritën nga 25 në 18 për qind në fund të vitit të kaluar dhe kjo prirje mund të rritë kreditimin për më tej.

Ekonomia shqiptare vlerësohet se ka potenciale të mëdha të pashfrytëzuara nga investuesit dhe një kreditim më i madh mund t'i nxjerrë në pah këto burime zhvillimi.

XS
SM
MD
LG