Lidhje

Sekretari i Jashtëm britanik paralajmëron Rusinë


Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe Jeremy Hunt paralajmëroi Rusinë se do të paguante një çmim të lartë për veprimet e saj nëse përpiqet të frikësojë Britaninë dhe shkel rregullat ndërkombëtare.

Britania ka akuzuar dy persona që thotë se janë oficerë të Shërbimi të inteligjencës ushtarake ruse (GRU) për sulmin me lëndë nervore ushtarake ndaj një ish agjenti të dyfishtë rus dhe vajzës së tij në Britani.

"Nën udhëheqjen e konservatorëve, Britania ka një mesazh të thjeshtë për Kremlinin: Nëse përpiqeni ta frikësoni këtë vend, nëse përdorni armë kimike, nëse nuk respektoni rregullat ndërkombëtare, çmimi do të jetë gjithmonë shumë i lartë", tha zoti Hunt Konferencën vjetore të Partisë Konservatore.

Ai tha gjithashtu se Britania "do ta ngushtojë rrjetën ndaj veprimeve të GRU”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG