Senati amerikan ka hapur rrugën për miratimin e një projekligji që do të zgjaste përfitimet për të papunët për më shumë se dy milion amerikanë të papunë më shumë se gjashtë muaj. Ligjvenësit votuan me 60 vota pro dhe 40 kundër për legjislacionin që ka ngecur si rezultat i opozitës nga pakica republikane.
Votimi nodhi pak pasi demokrati Carte Goodwin u betua si pasuesi i përkohëshëm i senatorit të ndjerë nga Virxhinias Perëndimore Robert Byrd. Senatori i ri Goodwin mundësoi votën e 60-të që kishte nevojë shumica demokrate për të tejkaluar taktikat penguese të republikanëve që kanë bllokuar legjislacionin.
Votimi përfunditar pritet të zhvillohet sot. Dhoma e Përfaqësuesve pritet të miratojë masën sot dhe të ja dergojë presidentit Obama për ta nënshkruar në ligj.
Republikanët kërkonin të kompensonin shpenzimet për përfitimet e papunësisë me shkurtime në programe qeveritare. Zoti Obama i akuzoi republikanët për bllokimin e masës për qëllime politike