Lidhje

Senatori Sanders, ndjesë grave që ankohen për ngacmime


Senatori amerikan Bernie Sanders, i cili bëri një fushatë të fuqishme në garën mes demokratëve për zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, u kërkoi falje grave që punuan në fushatën e tij, pas ankesave të disave prej tyre se ishin bërë objekt ngacmimesh seksuale dhe nuk ishin paguar aq sa homologët e tyre meshkuj.

Ankesat u bënë publike në media pas njoftimeve se senatori Sanders, i shtetit verilindor të Vermontit, po shqyrton mundësinë për të garuar përsëri për presidencën në vitin 2020.

"Unë sigurisht kërkoj falje për çdo grua që mendon se nuk është trajtuar siç duhet dhe natyrisht nëse do të garoj, do të bëj më mirë herën tjetër," tha senatori Sanders për rrjetin CNN.

Pas një fushate të gjatë, zoti Sanders humbi ndaj kandidates Hillary Clinton, e cila më pas u mund nga rivali republikan Donald Trump, i cili fitoi Shtëpinë e Bardhë.

77-vjeçari Sanders tha se nuk ishte në dijeni për akuzat gjatë fushatës së tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG