Lidhje

Fushata për zgjedhjet e së dielës në Serbi - në kulmin e saj


Serbët do të shkojnë të dielën më 2 prill në qendrat e votimit për të zgjedhur presidentin e ri, në një palë zgjedhje që shihen si sprovë për popullaritetin e kryeministrit aktual, Aleksandër Vuçiç, që mbetet kandidati kryesor.

Çështja kryesore që shtrohet nga vëzhguesit është nëse ai do të fitojë në raundin e parë dhe nëse jo, kush mund të jetë sfiduesi i tij dhe fytyra e r e mundshme që do të konsolidonte opozitën e fragmentuar.

Fushata për zgjedhjet presidenciale në Serbi
please wait

No media source currently available

0:00 0:05:00 0:00

Analisti i Qendrës për Zgjedhje të Lira e Demokratike, Bojan Klaçar, thotë se gjërat varen nga pjesëmarrja në votime.

"Si qëndrojnë tash punët, Aleksandër Vuçiç prinë qëndrueshëm me 50 për qind ose diç më shumë dhe ka mundësi të ftojë që në raundin e parë. Çelësi është tek pjesëmarrja në zgjedhje. Në rast të një pjesëmarrjeje më të madhe ai ka nevojë për më shumë mbështetje. Nëse pjesëmarrja i kalon katër milionë, mund të ndodhë që të ketë edhe një raund. Sa u përket konkurrentëve, Sasha Jankoviç ka mbajtur vendin e dytë për disa javë", tha ai.

Anketat e fundit si ajo e Agjencisë Faktor Plus e publikuar nga e përditshmja serbe Blic më 25 mars, lënë të kuptohet se Vuçiç, mund të fitojë 53.3 për qind të votave.

Vucic, vendosi të heqë dorë nga posti i kryeministrit para se të mbushej një vit nga fillimi i mandatit të dytë, me premtimin për të ruajtur një drejtpeshim ndërmjet aspiratave për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe për të ruajtur lidhjet tradicionale me Rusinë.

"Politika e Serbisë është që të qëndrojë në rrugën evropiane. Ky është qëllimi ynë strategjik. Arsyeja kryesore është që ne duam të jemi dhe të kemi një shoqëri sikurse në shumicën e vendeve të zhvilluara evropiane. Në anën tjetër, unë u them Bashkimit Evropian dhe Washingtonit se Serbia dëshiron të ruajë marrëdhënie të mira më Federatën Ruse, të kemi bashkëpunim të mirë ekonomik dhe ta përmirësojmë atë, sepse kemi pasur rënie të tregut vitin e kaluar", tha ai.

Në Serbi, zyra e kryeministrit ka më shumë fuqi sesa ajo e presidentit. Vuçiç nuk ka dhënë shpjegime përse ka zgjedhur të largohet nga një zyrë me fuqi institucionale për të mbajtur një post kryesisht ceremonial. Por, analistët thonë se ai druante që presidenti aktual, Tomislav Nikoliç, mund të humbte zgjedhjet dhe posti t'i mbetej opozitës.

Opozita e rimëkëmbur ka pak shpresë, përveç se të sfidojë Vuçiçin në raundin e dytë. Meqë udhëheqësit e ndarë të saj nuk u morën vesh për një kandidat të përbashkët, Vuçiç do të përballet me 11 syresh.

Në mesin e tyre pretendenti kryesor është ish-avokati i popullit, Sasha Jankoviç, i cili sipas anketave mund të fitojë 15.1 për qind të votave. Në radhë është ish-diplomati i lartë Serbisë dhe president të Asamblesë së Përgjithshme Kombeve të Bashkuara,Vuk Jeremiç, me 8.6 për qind. Të dy mbështeten nga elemente të ish frontit kundër Slobodan Millosheviçit në vitet e 90-ta.

"Unë e shoh Serbinë si një shtet të fuqishëm, me institucione që ushtrojnë një politike të jashtme të pavarur. Ne jemi në kontinentin evropian, në familjen e kombeve evropiane dhe vlerave evropiane. Pra, ne jemi evropianë. Ajo që po ndodhë tani është se po flasim për Evropën derisa po largohemi tutje. Të thuash një gjë dhe të bësh një tjetër, është hipokrizi", tha Jankoviç.

"Ne kurrë nuk patëm udhëheqës të drejtuar nga ndonjë ideologji tjetër përveç aspiratave për pushtet të pakufizuar. Ndërmjetësit e pushtetit të cilët me padurim zbresin mes bashkatdhetarëve të tyre për të përhapur urrejtjen dhe ndasitë që kërkojnë vite për t'u shëruar. Në krye të asaj piramide të turpshme është dikush që, në rrugën e tij drejt fronit së pari ka mohuar babanë e tij politik, pastaj njerkun e tij politik dhe por sot ende na mban leksione mbi moralin", tha Vuk Jeremiç.

Prapa këtyre dy kandidatëve është befasia më e madhe e fushatës elektorale,

Luka Maksimoviç, që kandidon me nofkën Lubisa Preletaçeviç Beli - një personalitet që parodizon skenën politike në Serbi. Emri Preletaçeviç është një lojë me fjalën "dezertor", që është një goditje të politikanëve dhe afaristëve që ndërrojnë partitë për t'u bashkuar me atë që dominon. Ai është i panjohur, Anketat flasin se ai mund të marrë 7.5 për qind të votave, një shifër e lartë për dikë që nuk ekziston.

XS
SM
MD
LG