Lidhje

Kuqi: Dialogu i vërtetë me Serbinë – pas zgjedhjeve në Kosovë


Kuqi: Dialogu i vërtetë me Serbinë – pas zgjedhjeve në Kosovë
Kuqi: Dialogu i vërtetë me Serbinë – pas zgjedhjeve në Kosovë

Në Kosovë autoritetet thanë se bisedimet e vërteta të paralajmëruara me Serbinë do të fillojnë pas zgjedhjeve të përgjithshme kurdo që të mbahen ato. Komentet e tyre pasuan debatin e djeshëm në Parlamentin Evropian, ku shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian baronesha Kethrin Eshton, tha se “presidenti serb Boris Tadiç dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, janë gati të nisin dialogun”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi tha se mund të ketë bisedime për çështjet që edhe ashtu kanë qenë pjesë e një dialogu të vazhdueshëm ndërmjet palëve...

“Unë e kam thënë edhe më herët se dialogu i vërtet do të filloj pas zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në Kosovë dhe atëherë do të ketë legjitimitet demokratik dhe do të them gatishmëri dhe unitet qytetar për këtë. Ndërsa në anën tjetër temat që kanë qenë në vijim e sipër sikur që ka qenë tema për të pagjeturit janë zhvilluar edhe më herët diskutime, mund të diskutohet edhe tani por gjithmonë duke i ikur ndikimeve që mund të kenë temat me peshë politike”, tha zoti Kuqi.

Por, çështja se kur do të mbahen zgjedhjet në Kosovë mbetet ende e hapur pas gjendjes së krijuar në vend pas tërheqjes se Lidhjes Demokratike të Kosovës nga koalicioni qeverisës. Aleanca Kosova e Re një nga partitë opozitare ka filluar të mbledhë nënshkrimet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë dhe shpreson se në fillim të javës që po vjen të hidhet në Parlament. Nënkryetari i kësaj partie Ibrahim Makolli thotë se rrëzimi i qeverisë është rrugëdalja nga boshllëku i krijuar institucional duke shpreh besimin se mocioni do të sigurojë shumicën e mjaftueshme të votave në Parlament.

“Nëse ky Kuvend, këto parti politike janë të interesuara që ta ndërpresin këtë krizë institucionale të shkaktuar në vend unë besoj që do të kaloj. Nëse janë të interesuara që të vazhdoj gjendja kësisoj që të mos kihet parasysh interesi i shtetit por të kihet parasysh interesi partiak atëherë mund të ketë një vendim tjetër”, tha zoti Makolli.

Nëse mocioni kalon atëherë Kosova mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe të mos presë zgjedhjet tashmë të caktuara për 13 shkurtin e vitit 2011. Vëzhguesit thonë se edhe nëse ndodhë kjo parlamenti do të duhej të vazhdonte punën për aq kohë sa nevojitet për të miratuar ligjet, të cilat vlerësohen të rëndësishme për zhvillimet e ardhshme, përfshirë edhe miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG