Lidhje

Zbulohet varrezë masive me trupa të shqiptarëve në Serbinë jugperendimore


Një prokuror serb i krimeve të luftës tha se në vend është zbuluar një varrezë masive me trupat e rreth 250 shqiptarëve të Kosovës.

Prokurori tha se varreza u gjet me ndihmën e misionit të EULEX-it në qytetin Rashka në jugperëndim të Serbisë në afërsi të kufirit me Kosovën.

Viktimat besohet të jenë vrarë gjatë konfliktit të viteve 1998-1999 në Kosovë kur forcat serbe luftonin me separatistët shqiptarë.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 por serbët etnikë që përbëjnë shumicën në veri të Kosovës kundërshtojnë të njohin qeverinë shqiptare të Prishtinës.

XS
SM
MD
LG