Lidhje

Polemika mbi ligjin për sulmet seksuale në universitete


Tre organizata po kundërshtojnë vendimet e fundit të Departamentit amerikan të Arsimit për të dobësuar rregullat për sulmet seksuale në universitete.

Organizatat “Demokracia përpara”, Qendra Kombëtare Ligjore e Grave dhe Qendra Kombëtare Ligjore për të Rinjtë, depozituan një padi më 25 janar, duke argumentuar se ndryshimet në rregulat federale të përfshira në Ligjin federal IX, dobësojnë mbështetjen për student që thonë se janë sulmuar seksualisht në universitete.

“Që nga shtatori kur Sekretarja e Arsimit, Betsy DeVos i dobësoi mbrojtjet kritike të garantuara nga Ligji IX, individët që kanë qenë viktima të ngacmimeve seksuale, dhunës seksuale dhe sulmeve seksuale në universitete kanë humbur aftësinë të paraqesin ankesat e tyre, sepse nuk mendojnë se sistemi do t’i mbrojë siç duhet”, i tha Zërit të Amerikës Skye Perryman, juriste me organizatën “Democracia përpara”.

Padia citon deklarata të Candice Jackson, ndihmës sekretare në detyre për të drejtat civile që i tha gazetës “The New York Times” vitin e kaluar se 90 për qind e akuzave për sulme seksuale implikojnë studentë të dehur të cilët pendohen më pas.

Juristët që mbrojnë të drejtat e viktimave, duan të bëjnë të qartë se megjithëse udhëzimet për zbatimin e ligjit kanë ndryshuar që nga shtatori, ligji vetë është i njëjti.

“E vetmja gjë që ka ndryshuar është mënyra se si administrata do t’i interpretojë mbrojtjet e ligjit përmes Departamentit të Arsimit”, i tha Zërit të Amerikës Catalina Velasquez e grupit “T’i jepet fund përdhunimeve në universitete”.

“Kjo ka ndryshuar. Jo ligji vetë, por mënyra se si është interpretuar ai”, tha ajo duke shtuar se rregullat gjithsesi vazhdojnë të jenë alarmuese dhe kanë nevojë urgjente për t’u diskutuar.

Për ta ndryshuar ligjin tërësisht, duhet të hartohet një projekt-ligj, të paraqitet dhe të miratohet nga Kongresi.

Universitetet që marrin fonde federale duhet të ofrojnë një rrugë të qartë për studentët dhe punonjësit që të parqesin ankesa dhe për hetime të paanshme dhe të hapura nga policia lokale, sipas rregullave të ligjit IX. Ato duhet të oftojnë gjithashtu shërbime të posaçme shëndetësore për viktimat.

Shtatorin e kaluar, Departamenti amerikan i Arsimit i tërhoqi udhëzimet e vitit 2011 për mënyrën se si duhet të veprojnë universitetet përballë akuzave për sulme seksuale, duke thënë se rregulloret për këtë çështje “nuk garantonin drejtësi bazike”.

"Shkollat duhet të vazhdojnë t’i luftojnë me forcë këto krime dhe sjellje të tmerrshme. Nuk do të lejohet më që ato të mbahen të fshehura. Por procesi duhet të jetë gjithashtu i drejtë dhe i paanshëm, duke e bërë përfundimin më të besueshpëm për të gjithë”, tha Sekretarja DeVos, duke shpjeguar se ata që akuzohen për sulme seksuale në kampuse meritojnë një proces të paanshëm.

Sipas udhëzimeve të vitit 2011, shkollat u lejojnë si akuzuesit, ashtu edhe të akuzuarit në raste ngacmimesh dhe sulmesh seksuale që t’i apelojnë përfundimet. Po ashtu u kërkon universiteteve që të përfundojnë hetimet për sulme seksuale brenda 60 ditësh.

Që nga shtatori këto rregulla dhe të tjera janë ndryshuar dhe rregullat e përkohëshme lejojnë madje edhe një ndërmjetësim informal mes akuzuesit dhe të akuzuarit në vend të një procesi formal, nëse të dyja palët bien dakord.

Shumë studente thonë se nuk ishin në dijeni të ndryshimeve dhe se edhe gjatë mandatit të administratës së kaluar, nuk kishin shumë besim tek mënyra se si i menaxhonte sistemi i universitetit ankesat për sulme seksuale.

Sipas një studimi të vitit 2015, nga Shoqata e Universiteteve Amerikane, vetëm 25.8 për qind e studentëve thanë se dinin mirë ose shumë mirë ku të raportonin një sulm seksual në universitet.

Emily Franklin, një ish-studente që ishte përdhunuar kur ishte në Universitetin St. Scholastica.

“Pas sulmit, menjëherë bëra një dush, lava të gjitha rrobat që kasha veshur, pastrova me fshesë me korrent, pra bëra gjithçka që nuk duhet të bësh. Sinqerisht nuk kisha dëgjuar asnjëherë për kite që përdoren për të vërtetuar përdhunimin, nuk e dija procesin, asnjëherë nuk na kishin bërë trajnim për një skenar të tillë”, i tha ajo Zërit të Amerikës.

Franklin, që u diplomua në maj 2016, ka depozituar një padi për shkelje të Ligjit IX me ndihmën e një organizate për të drehtat e viktimave.

Avokatët e saj e depozituan padinë një ditë pas deklaratave emocioanle në sallën e gjyqit të mbi 150 viktimave të sulmeve seksuale të mjekut të Lojrave Olimpike dhe sporteve, Larry Nassar, që punonte në Universitetin Shtetëror të Miçiganit.

Hetimi për këtë rast i Universitetit Shtetëror të Miçiganit është një nga 300 rastet që po hetohen për shkelje të Ligjit IX lidhur me sulme seksuale në universitetet amerikane, sipas të dhënave nga Departamenti i Arsimit.

XS
SM
MD
LG