Lidhje

Shën Valentini, ditë për romantikët por dhe e dashurisë për të gjithë


Në fillim shihej si festa e të dashuruarve. Por sot Shën Valentini përveç bashkëshortëve, të dashuruarve dhe partnerëve është dita kur njerëzit shprehin dashurinë edhe për anëtarët e familjes, shoqërinë, kolegët dhe komunitetin.

Çdo vit këtë ditë rriten kërkesat për lule e çokollata por shtohen edhe rezervimet në restorante.

Dita e Shën Valentinit gjithmonë është parë si një ditë romance, ku të rinjtë shprehin dashurinë duke dhuruar lule, kartolina dhe çokollata.

Por, dashuria nuk njeh moshë, thotë një çift në Florida. Jackie dhe Lee Adelson u takuan online para tetë vitesh, pasi humbën bashkëshortët, dhe ranë në dashuri në takimin e parë.

“I propozova menjëherë pasi takova familjen e saj. I thashë vajzës së saj‘Laurie, jam i dashuruar me nënën tënde’. Ajo më mori për të çmendur, më tha se sa e ke takuar. Unë i thashë se ashtu është, por ja që e dashuroj”, tregon Lee Adelson, pensionist në Florida.

Kartolina u dërgohen anëtarëve të familjes, kolegëve që i respekton dhe të tjerëve që meritojnë të dinë se ju i doni.

“Kam marrë rreth 40 mijë kartolina. Të gjitha janë numër një për mua”, thotë 104 vjeçari William White, veteran i marinës.

Kartolinat për 104 vjeçarin që jeton në një shtëpi për të moshuar në Kaliforni, u dërguan pas një fushate në rrjetet sociale, me lutjen që njerëzit të shprehnin nderim për veteranin. Synimi ishte që të dërgoheshin 100 kartolina.

Trëndafilat janë dhurata më e çmuar për Shën Valentin dhe shumica vijnë në ShBA nga Kolumbia.

Vitin që shkoi nëpër doganën amerikane kaluan mbi 7 milionë trëndafila.

“Ne kujdesemi që trëndafilat t’i trajtojmë me kujdes, që petalet dhe gjithçka tjetër të duken bukur kur të arrijnë në zyret tuaja ose tek të dashurit tuaj”, thotë Paula Riviera e doganës amerikane.

Në javën e Shën Valentinit shtohen rezervimet në restorante dhe në industrinë e argëtimit.

Po në këtë periudhë, në kinema e kudo shfaqen filma të rinj me temë romantike, si “The photograph” apo “Downhill”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG