Fushata politike e Presidentit Barak Obama dhe e rivalit të tij repulikan, Mit Romni kanë intensifikuar sulmet kundër njera tjetrës me replika të forta lidhur me taksat. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Pam Docking, njofton se vendimi i zotit Romni për të dhënë informacion të kufizuar për çfarë ka deklaruar për taksat e vitit 2010 dhe 2011u kritikua përsëri ashpër dje nga fushata e Presidentit Obama.
Të premten, fushata e zotit Obama i bëri thirrje zotit Romni të publikonte taksat për pesë vjetët e fundit. Fushata e Mit Romnit e hodhi poshtë propozimin. Në programin televiziv Fox News Sunday, këshilltari kryesor i fushatës së Presidentit Obama, Robert Gibs, e mbrojti thirrjen, duke thënë se ajo kishte të bënte me çështje të rëndësishme.
"Mit Romni është një person i arsimuar mirë dhe qartazi ka marrë një vendim sepse dokumentet e tij të taksave janë shumë më të dëmshme për të, duke i zbuluar popullit amerikan gjendjen personale financiare”.
Këshilltari kryesor i fushatës së zotit Romni, Ed Gillaspi u përgjegj duke thënë se publikimi i taksave nuk ishte çështje gjatë fushatës së parë presidenciale të zotit Obama.
"Kjo nuk ishte çësthje në vitin 2008, sepse Presidenti Obama nuk përpiqej atëjere të largonte vemendjen nga një politikë e dështuar katë vjeçare”.
Presidenti Obama publikoi dokumentet e tij të taksave për tetë vjet gjatë fushatës së vitit 2008. Ndërkaq, Gillaspie bëri të ditur se zoti Romni do të publikojë taksat e vitit 2011 në mes të tetorit. Ai sugjeroi gjithashtu se fushata e zotit Obama po përpiqet të shmangë çështjet kryesore.
"Ne duam një fushatë serioze për çështjet reale që ka përballë vendi. Është pikërisht koha për një gjë të tillë. Ne do ta fitojmë debatin, prandaj ata përpiqen nga shmangin”.
Më parë në program, Gibs hodhi poshtë kritikat e ekipit të zotit Romni se kampi Obama po bënte një fushatë negative.
"Nocioni se Mit Romni dhe fushata e tij do të na japë leksione se si të bëjmë fushatë politive, është një tabletë shumë e madhe për t’u gëlltitur”.
Në programin e kanalit televiziv ABC “This Week”, debati u përqendrua tek plani i taksave për të ndihmuar amerikanët dhe për rritjen ekonomike. Demokratët e kanë akuzuar zotin Romndi se ka paraqitur propozime nga të cilat do të përfitojnë kryesisht të pasurit.
Zgjedhjet presidenciale mes zotit Romni, që mendohet të jetë kandidati republikan dhe presidentit demokrat Barak Obama do të mbahen më 6 nëntor.