Lidhje

SHBA, 1,95 miliardë dollarë për dy kompani që testojnë vaksinën


The Pfizer company logo
The Pfizer company logo

Kompania Pfizer dhe firma gjermane BioNTech SE njoftuan të mërkurën se do të marrin 1,95 miliardë dollarë nga qeveria amerikane për të prodhuar dhe shpërndarë 100 milion doza të vaksinës së tyre për COVID-19n.

Marrëveshja e lejon qeverinë e SHBA të blejë 500 milion doza shtesë, tha Departamenti amerikan i Shëndetësisë dhe ai i Mbrojtjes.

Administrata e Presidentit Donald Trump ka rënë dakord të shpenzojë miliarda dollarë për zhvillimin dhe blerjen e një vaksine të mundshme. Administrata ka ndërmarrë operacionin “Warp Speed”, për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinave, kurave dhe diagnostikimeve për koronavirusin.

Më shumë se 150 vaksina për koronavirusin që përdorin një larmi teknologjish janë në zhvillim e sipër në vende të ndryshme të botës. Rreth 20 prej tyre janë duke u provuar në njerëz.

Qeveritë e ndryshme kanë nënshkruar marrëveshje me prodhuesit për të siguruar furnizimin me vaksina.

Qëllimi është që të prodhohen vaksina, të cilat të mund t'i japin fund pandemisë duke mbrojtur miliarda njerëz nga infeksioni ose simptomat e rënda.

Vaksina e kompanive Pfizer dhe BioNTech është ndër ato që pritet të testohen në shkallë të gjerë. Ajo ka dhënë shenja premtuese në studime më të vogla tek njerëzit.

Pfizer dhe BioNTech aktualisht shpresojnë të prodhojnë deri në 100 milion doza deri në fund të këtij viti dhe më shumë se 1.3 miliardë doza deri në fund të vitit 2021.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG