Administrata e Presidentit Trump la pa shfrytëzuar gjatë verës mundësinë për të kontraktuar sasi shtesë vaksine nga kompania Pfizer, thanë disa persona që kishin dijeni për këtë çështje.
Gazeta Nju Jork Times ishte e para që raportoi për këtë çështje.
Ky vendim mund të vonojë shpërndarjen e grupit të dytë të dozave ndërkohë që kompania Pfizer përmbush kontratat me vende të tjera.
Miratimi i vaksinës së firmës Pfizer i hap rrugën shpërndarjes së 100 milionë dozave gjatë muajit të ardhshëm, të mjaftueshme për 50 milionë amerikanë, me mundësinë për të blerë edhe 5 herë më shumë.
Por këtë verë Shtëpia e Bardhë vendosi që të mos bëjë kontratë për 100 milionë doza shtesë për shpërndarje në tremujorin e dytë të vitit 2021, sipas disa burimeve.
Tani, administrata po ndyrshon qasje, por nuk është e qartë nëse firma Pfizer, e cila ka pranuar porosi edhe nga vende të tjera, do të jetë në gjendje të përmbushë kërkesën në afatet e caktuara.
Administrata Trump ngul këmbë se deri në fund të tremujorit të dytë të vitit tjetër, autoritetet do të jenë në gjendje të vaksinojnë çdo amerikan që dëshiron të imunizohet ndaj koronavirusit.
Sekretari i Shëndetësisë, Alex Azar, i tha rrjetit NBC se administrata “ende e ka mundësinë për të siguruar 500 milionë doza shtesë”.
Facebook Forum