Lidhje

SHBA: Akt-padi ndaj një shtetasi amerikan me banim në Florida, i lindur në Kosovë


SHBA: Akt-padi ndaj një shtetasi amerikan me banim në Florida, i lindur në Kosovë
SHBA: Akt-padi ndaj një shtetasi amerikan me banim në Florida, i lindur në Kosovë

Prokurorët federalë në Shtetet e Bashkuara thonë se një juri e madhe ka ngritur akt-padi ndaj një shtetasi amerikan me banim në shtetin e Floridës, i lindur në Kosovë.

Prokurori federal amerikan, Robert E. O'Neill njoftoi vendimin e jurisë për të ngritur akt-padi ndaj Sami Osmakac.

25 vjeçari Osmakac, nga Pinellas Park, akuzohet për përpjekje që të përdorë armë të shkatërrimit në masë si dhe për mbajtje pa leje të një arme automatike të paregjistruar. Nëse gjendet fajtor, Osmakac përballet me burgim të përjetshëm në një burg federal.

Sipas akt-padisë, të paktën në periudhën 18 nëntor, 2011 – 7 janar 2012, Osmakac u përpoq të përdorte armë të shkatërrimit në masë kundër personave apo pasurive në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, më 7 janar ai zotëronte një armë automatike, që nuk ishte regjistruar në emrin e tij.

Sipas autoriteteve federale, Osmakac regjistroi një video 8 minutëshe, para se të arrestohej, në të cilën ai mbron islamizmin përkundrejt atyre njerzve që, ai thotë, se kanë qënë të padrejtë ndaj myslimanëve.

Një zyrtar i degës së FBI-së në Tampa tha se ky rast nuk ka të bëjë me fenë islame apo me komunitetin mysliman, por me një individ që ka kryer krim, për arrestimin e të cilit ndihmoi komuniteti mysliman, ku ai banonte.

Familja Osmakac nuk pranoi të komentonte, por një prej vëllezërve të tij, i cili nuk pranoi të identifikohej, tha se akt-akuzat janë gënjeshtra dhe shpifje.

Gjykatësi vendosi dje që Osmakac të mbahet në burg deri në gjykimin e tij.

Akt-padia në Shtetet e Bashkuara është thjeshtë një akuzë formale se i pandehuri ka shkelur ligjin federal dhe çdo i pandehur mendohet të jetë i pafajshëm deri sa, dhe nëse, provohet fajësia e tij.

XS
SM
MD
LG