Lidhje

Shtetet e Bashkuara arrijnë objektivin, 100 milionë vaksinime


Presidenti Biden duke njoftuar arritjen e 100 milionë injektimeve të vaksinës, ndërsa në sfond qëndron Nënpresidentja Harris (Dhoma Lindore e Shtëpisë së Bardhë, 18 mars 2021)
Presidenti Biden duke njoftuar arritjen e 100 milionë injektimeve të vaksinës, ndërsa në sfond qëndron Nënpresidentja Harris (Dhoma Lindore e Shtëpisë së Bardhë, 18 mars 2021)

UASHINGTON - Shtetet e Bashkuara kanë arritur objektivin e vendosur nga Presidenti Biden për të injektuar 100 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit, pothuajse një muaj përpara afatit të vendosur prej tij për 100 ditët e para në detyrë.

Arritja u bë e ditur ndërsa presidenti po përgatitej të vendoste një objektiv më të lartë për vaksinimin në mbarë vendin. Shtetet e Bashkuara po bëjnë tashmë rreth 2.5 milionë vaksinime në ditë. Presidenti Biden, i cili premtoi ta përcaktojë javën e ardhshme objektivin e ri për vaksinimet, sugjeroi mundësinë e vendosjes së shifrës 200 milionë injeksione për 100 ditët e para në detyrë.

Ai u tha gazetarëve të premten se "mund të jemi në gjendje ta dyfishojmë". Komentet e tij vijnë ndërsa Shtetet e Bashkuara pritet të sigurojnë në vetëm 10 javë vaksina të mjaftueshme nga kompanitë Pfizer, Moderna dhe Johnson&Johnson, për të vaksinuar të gjithë popullsinë në moshë madhore.

Ritmi pritet të rritet në mënyrë dramatike më vonë gjatë këtij muaji me marrjen e një sasie vaksinash, duke iu afruar kështu edhe më shumë arritjes së objektivit prej 200 milionë injeksionesh.

Njerëzit presin në radhë për t'u vaksinuar në Disneyland
Njerëzit presin në radhë për t'u vaksinuar në Disneyland

Shtetet e Bashkuara raportuan 59 822 raste të reja të koronavirusit dhe 1 611 vdekje në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, duke u renditur pas Brazilit, i cili raportoi 86 982 raste dhe 2 724 vdekje.

Më shumë se 75.4 milionë njerëz, ose 22.7% e popullsisë amerikane, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës së koronavirusit, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Rreth 40.9 milionë njerëz, ose 12.3% e popullsisë, kanë përfunduar vaksinimin e tyre.

Mesatarja shtatë-ditore për rastet e reja ditore në Shtetet e Bashkuara u ul gjatë dy javëve të fundit nga 62 263 në 4 mars, në 54 453 të enjten, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Mesatarja shtatë-ditore për vdekjet e reja ditore në Shtetet e Bashkuara u ul gjatë dy javëve të fundit nga 1 784 në 4 mars, në 1 238 të enjten, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG